10 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zbulohet ditari i motrave Josifi në Kombinat

by News Albania
07/07/2020
in Kronikë
0
36
VIEWS
Share on Facebook

Ditari i familjes Josifi ka nxjerrë në dritë detaje të reja mbi shënimet që kanë mbajtur dy motrat dhe nëna e tyre që besonin tek ringjallja. Policia në apartamentin e familjes Josifi ka gjetur edhe disa shënime të tjera me fjalë të Dhiatës së Re.

Fjalët janë gjetur të gdhendura edhe në objektet që ndodheshin në apartament.

“Jezusi ta di emrin,”- shkruhet në një prej objekteve.

“Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them Ai që dëgjon fjalën Time dhe i beson Atij që më ka dërguar Mua, ka jetën e amshuar dhe nuk i nënshtrohet gjykimit, por ka kaluar nga vdekja në jetë,”- shkruhet në disa shënime të tjera.

“Dhe në qoftë se fryma e atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me atë të frymës së tij që banon në ju,”- thotë një tjetër shënim.

 “Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt. Kështu luftoj, por jo sikur rrah erën, madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos pasi t’u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t’i përjashtuar,”- vijon një tjetër shkrim, gjithashtu i shkëputur nga Dhiata e Re. Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik, ku në pallatin parafabrikat në Kombinat, u gjetën dy trupat e vdekur të Zhaneta dhe Anisa Josifit (nënë e bijë).

Në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, për të cilat ende vijojnë hetimet për të gjetur se kujt sekti fetar i përkiste familja Josifi.

Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës. Ajo tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dëshmia e saj pritet të zbardhë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite në qeli edhe për Julian Meçen

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Takimi i aktorit Ndrenika me Veliajn në sallën e gjyqit dhe reagimet që vijuan më pas

10/05/2026

Reflektim mbi funksionimin e drejtësisë dhe perceptimin e saj publik në Shqipëri

10/05/2026

Kreshnik Spahiu : Çudira shqiptare, kandidatja për çmimin “FermaVip” kundër kandidatit për çmimin “Nobel”!

09/05/2026

Zonjat Kumbaro, Golemi e Dhima një treshe krenarie për vëllezrit tanë grek!

09/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In