Në shkresën në fjalë, që është firmosur nga Sekretari i përgjithshëm i Presidentit sqarohet se largimi nga kjo detyrë është bërë për shkak të panjehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.
Por kush është ish sekretari milioner i Haxhinastos që sot ngroh vezë në presidencën e Begajt?!
Në qershor 2013, Partia Demokratike humbi zgjedhjet dhe në pushtet erdhi Partia Socialiste, në koalicion këtë herë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Mirëpo, Eduart Seitaj, pavarësisht kësaj ka vijuar të jetë pjesë e kabinetit qeveritar. Edmond Haxhinasto u emërua ministër Transporti dhe vijoi ta mbajë Seitajn si Sekretar të Përgjithshëm megjithse ishte emruar nga Berisha
