Reshje bore ka në zonën e Dardhës dhe në atë të Voskopojës.
Aktualisht ka reshje me intensitet deri në mesatar, ndërsa mjetet borëpastruese kanë zbritur në terren për pastrim dhe kriposje të rrugëve me qëllim qarkullimin sa më normal të automjeteve.
Sipas informacioneve, reshjet janë regjistruar në lartësitë mbi 1000 m.
Deri në këto momente nuk janë regjistruar problematika as me energjinë elektrike.