Zbardhen detaje nga mbledhja e djeshme e deputetëve të Berishës dhe grupit të Gazment Bardhit, pak pasi SPAK dërgoi në Kuvend kërkesën për autorizim për arrestimin e Sali Berishës.
Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e grupit parlamnetar dje që dita e seancës plenare, e kësaj të enjteje të jetë ditë proteste, duke mbledhur para parlamentit një pjesë të strukturës së qarkut të Tiranës.
Por kjo ide e Sali Berishës, është kundërshtuar nga Gazment Bardhi, i cili ka deklaruar se nuk ka arritur ende koha për të thirrur qytetarët në protestë, pasi do duhet ende që këtë betejë ta përballojnë deputetët bëjnë të ditur burime për gazetaren e Report Tv Daniela Maloku.
“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore” ka thënë Bardhi mëson Report Tv.
Ndërkohë edhe krahu i djathtë i Berishës, Flamur Noka ka thënë se nuk duhet protestë në këto momente.