Libri “DYLBERJA” është shkruar nga Autorja Xhuljeta Ferraj, që punon dhe vepron midis Italisë dhe Zvicrës.Është një libër me 58 poezi, një libër praktik,jo i lodhshëm për lexuesin,por i këndshëm që mund të lexohet për pak kohë.
Poezitë janë me temë të lirë.
Ferraj është poete emocionale, që frymëzohet aty për aty,nga ngjarjet e jetës reale të përditshme.
Libri ,nuk ka një zhaner specifik.
Autorja ka shkruar 3 libra me poezi, një dramë, një roman,dhe një skenar filimi.
Ajo është Aktore profesionale internacionale,ka mbaruar Akademinë e Artit “INTERNAZIONAL ,FILM,THEATËR-, PRODUKSION ” në Zvicër Zürich.
Punon në teatrin “LATERNE”në Zvicër,dhe në bashkëpunim me teatret,dhe produksionet e filmit si aktore në qytetin e PARMËS në ITALI.
Autorja Ferraj është këngëtare e polifonis së jugut.
Ajo vjen nga një familje Artistësh,babai i saj muzikant i firzamonikës ,dhe nëna stiliste rrobash.
Xhuljeta u rrit në Itali,dhe aty studjoi dhe për vallen popullore Shqiptare,dhe korografi nga korograf Shqiptarë.
Xhuljeta është një moderatore e shkëlqyer,ajo punon tek TV ARI në Zvicër, një televizion privat Shqiptarë.
Xhuljeta është një vullkan i pa ndalshëm në Art .
Pse Autorja e ka titulluar librin “DYLBERJA”?
Ajo me këtë titull,pagëzon mitin e legjendës “DYLBERJA”.Mitologjia,apo legjenda e përshkruan këtë femër hyjnore ,me bukuri,me emocione,dhe me inteligjencë të pa parë, për familjen, për dashurin, mallin për nënën,dhe babain .
Frymëzimin poetja na e sjell nga vetë emri i nënës së vet që e ka shoqëruar gjithë jetën ,ky emër i shenjtë. “DYLBERJA”. Këtë emër e gëzon nëna e autores ,prandaj me respekt të veçantë, këtë libër autorja ja kushton nënës “DYLBERE”.
Ja disa vargje analizë të poezisë me titull “MIKU XHELOZ”.
……………………………………………………
Pema pa frut nuk vlen aspak,
Rrënjet e saj,si miku dështak,
Edhe tokës i rëndon trungu i thatë,
Më mirë një mik,se shumë qesharak.
E preva pemën gjer në mes,
Prita në mos po lulëzonte përsëri,
Por ajo , për besë, më tradhëtoi,
U zhvesh me vjeshtën lakuriq.
Autorja shprehet :ashtu si pema pa frut, që nuk vlen aspak,edhe miku xhelozë nuk ka vlerë.
Pra ajo thotë: më mirë një mikë i mirë,se shumë miq por që janë qesharak.
Ajo priti që pema të lulëzonte përsëri,priti dhe mikun se mos ndryshonte,miku e tradhëtoj,edhe pema u zhvesh nga vjeshta lakuriq.
Sa krahasim të bukur, që ka bërë autorja Ferraj,e ka krahasuar mikun zheloz,me një pemë të thatë që nuk vlen asgjë.
………………………………………………………
As shantazhet egoiste,
As kurthet e njeriut,
As shpifjet e të ligut,
Nuk më ndajnë dot nga ti.
As feja myslimane,
As ajo kristiane,
As prifti me hoxhën,
Nuk më ndajnë dot nga ti.
Ja sa bukur autorja flet në vargjet e saj për një dashuri “përrallore”.
Këtë dashuri e përjeton vetëm një çift, që janë të dashuruar marrëzisht.
Ajo thotë:as shantazhet,as kurthet e njeriut,as feja,as hoxha,as prifti,nuk bëhet pengesë kur një burrë e grua dashurojnë. Ja pra sa e fortë është një dashuri kur ajo është e sinqert,nuk ka pengesa,janë të kalueshme.