VRAU SHOKUN NË MES TË LIQENIT ARTIFICIAL PËR ÇËSHTJE BORXHI/SA VITE BURG KËRKON PROKURORIA PËR ISLAM MYLKAJN
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Mylkajn i akuzuar për vrasjen e Haxhi Bacinozit, ngjarje kjo e ndodhur vitin e kaluar.
Bacinozi u ekzekutua në zonën e liqenit artificial në sy të fjalirt të tij të mitur, ndërsa autori u vu pak muaj më pas në pranga.
Dyshimet janë se Mylkaj, e vrau mikun e tij, pas një konflikti verbal mes tyre për një borxh të vjetër nga tregtia e përbashkët që kishin bërë vite më parë.
Në dëshminë e dhënë në polici, dhënë pas dorëzimit Myltaj është shprehur i penduar për vrasjen, dhe ka treguar se shkak është bërë borxhi që i kishte viktimës.
Myrtaj tregon se konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 45 mijë eurosh, ku sipas tij Baçinozi i ka përndjekur dhe vajzat e tij për këtë borxh.
Pjesë nga dëshmia
“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi, Baçinozin e takova tek Liqeni rastësisht, ndërkohë që ai më shau dhe më goditi. Konflikti ynë është i hërshëm për 45 mijë euro. Haxhiu më përndiqte edhe vajzat për këtë barxh, familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht”.