Pak më parë, rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, konkretisht për një sipërfaqe me ullinj, shtetasi Klodian Keqi ka qëlluar për vdekje një 55-vjeçar në Fushë-Krujë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Viktima u identifikua si Luan Hushi 55 vjeç. Mësohet se autori i ngjarjes është person me precedentë të mëparshëm penal. Klodian Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person.
Sipas mediave, para 12 vitesh, pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë, Keqi me vëllanë e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin, pasi familjet kishin konflikte me njëra-tjetrën.