19 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasjet në Vlorë, prokuroria kërkon më shumë polici në qytet

by News Albania
03/06/2021
in Kronikë
0
Vrasjet në Vlorë, prokuroria kërkon më shumë polici në qytet
36
VIEWS
Share on Facebook

Vrasja e dytë brenda dy javëve në Vlorë duket një skenë e përsëritur. Atentatorët kanë zënë pritë, kanë qëlluar shënjestrën dhe më pas kanë djegur makinën dhe në këtë rast edhe armën e krimit. Viktima 42- vjeçari Altin (Shkëlzen )Velaj i vrarë të mërkurën, është vëllai i Ardi Velaj, i vrarë në atë që njihet si masakrën e Çoles, ndodhur në 7 Prill të 2015-ës, në të cilën u vranë po ashtu edhe Albi Limaj e Haki Rakipi.  Për krimin u dënuan Aleksandër Llanaj, me burgim të përjetshëm, si edhe Bertil Aliaj e Ani Begaj me nga 35 vjet burgim.

Por ndërsa për vrasjen e 6 vjetëve më parë u gjetën autorët dhe u dënuan, një sërë krimesh të ndodhur pas saj, por që dyshohet se janë të lidhura me të, mbeten pa ndëshkim.

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, i tha BIRN, se ka dyshime që ngjarjet janë pasoj e konflikteve dhe ngjarjeve të mëparshme, por deri më tani sipas tij nuk ka prova shkencore që mund të faktonin informacionin e siguruar në rrugë operative.

Pas vrasjes së fundit Zarka kërkoi më shumë prani policore në Vlorë, ndërsa pritet të fillojë edhe sezoni turistik. “Për përmirësimin e situatës mund të ndihmonte shtimi i efektivëve të policisë në terren, angazhimi i FNSH-së etj. Pasi sezoni turistik ka nevojë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, – tha Zarka.

Prokurori tha edhe se policia duhej të ndryshonte mënyrën se si hetonte ngjarjet dhe të provonte lidhjet mes tyre. “Po punohet, por hetimi policor mbetet në kuadrin standard. Sekuestrimi i kamerave të sigurisë, zbardhja e tabulateve dhe provat procedurale në vendngjarje nuk kanë arritur të japin rezultat”, tha Zarka.

Ai tha se policia kishte informacion për grupet kriminale dhe aktivitetin e tyre, por puna për të parandaluar krimet nuk ishte e duhura. “Pasojat dëshmojnë se puna ka lënë për të dëshiruar, kryesisht parandalimi,  pasi informacioni për grupet kriminale dhe aktivitetin e tyre nuk mungon”, tha Zarka.

Drejtues të policisë nuk komentuan mbi ngjarjet e fundit. Zyrtarisht policia tha se po hetonte dhe se disa persona ishin shoqëruar tashmë në lidhje me vrasjen.

Të paktën 6 të vrarë dhe një numër i njëjtë të plagosurish besohet se lidhen me përplasjen e krijuar pas krimit të vitit 2015.

Vrasja e Velajt, që është e më e fundit e serisë, ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës. Viktima Shkëlzen Velaj është qëlluar në momentin që tentoi të hynte në shtëpi. Policia tha se ai ishte qëlluar rreth 15 herë.

20 minuta më vonë, një automjet tip BMW është gjetur duke u djegur në Risili të Vlorës ndërsa në brendësi të tij, policia ka gjetur një kallashnikov që dyshohet si arma e krimit. Automjeti sipas burimeve paraprake ka qenë pa targa. Pas ngjarjes në Vlorë janë vendosur trupa të RENEA-s ndërsa mësohet se janë bërë një sërë kontrollesh në disa banesa në Selenicë.

Marrë nga Birn

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

BUXHETI 2026/ Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

BUXHETI 2026/ Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

BUXHETI 2026/ Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

BUXHETI 2026/ Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

19/11/2025

Tiranë: Prokuroria kërkon 25 vite burg për ish-policin I cili vrau dy shtetas në vitin 1997

19/11/2025
Dosja e 21 Janarit/ Berisha zbulon për çfarë u pyet: Basha dhe komandanti i Gardës donin të me evakuonin nga zyra, pse nuk pranova

Dosja e 21 Janarit/ Berisha zbulon për çfarë u pyet: Basha dhe komandanti i Gardës donin të me evakuonin nga zyra, pse nuk pranova

19/11/2025
VIDEOLAJM/ Demokratët mbajnë qëndrim ndaj Ramës, kryeministri i ironizon: Ankoheni për ligjin për gjininë dhe më ktheni shpinën? Më mirë kurrizi se fytyra juaj

VIDEOLAJM/ Demokratët mbajnë qëndrim ndaj Ramës, kryeministri i ironizon: Ankoheni për ligjin për gjininë dhe më ktheni shpinën? Më mirë kurrizi se fytyra juaj

19/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In