11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e Hekuran Billës, del dëshmia e të arrestuarit Gjekson Pusi

by News Albania
01/07/2020
in Kronikë
0
41
VIEWS
Share on Facebook

Gjekson Pusi, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, ka mohuar të ketë lidhje në këtë ngjarje.

Hetuesit thonë se ai ka qenë shoferi i mjetit ‘Mercedez’ i përdorur në këtë atentat.

I marrë në pyetje nga hetues të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, 33-vjeçari ka pohuar se mbrëmjen e 30 qershorit kur ndodhi krimi, ka qenë në banesën e tij në Shkodër.

Ai përdori si argument faktin se ndodhej me masë sigurie ‘arrest në shtëpi’ dhënë nga gjykata e këtij rrethi për armëmbajtje pa leje.

Por pavarësisht kësaj deklarate, burime pranë policisë thanë se kanë prova që e implikojnë atë në vrasjen e Billës.

Sipas hetuesve, kamerat e sigurisë në zonën e ‘Komunës së Parisit’, e kanë fiksuar atë të ketë qenë në mjetin tip Mercedes Benz, i përdorur nga atentatori, që sipas tyre, është Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, vrarë në 2006 në Angli nga Billa.

Po, nga ana tjetër, Pusi nuk ka mohuar njohjen që ka me Viktor Markun, por ka thënë se kishte muaj që nuk e kishte takuar.

Hetimet kanë zbuluar se 33 vjeçari dyshohet të ketë pasur sërish rolin e shoferit, duke e larguar Viktor Markun nga Peza e Vogël, pasi dogjën makinën që përdorën në krim.

Fillimisht, Gjekson Pusi u prangos nga policia e Shkodrës, pasi mbi të rëndojnë edhe dy akuza të tjera. Sipas policisë, në një kohë që ai ndodhej me masën e arrestit në shtëpi, dyshohet të jetë edhe autor i tentativës së vrasjes së Fatjon Harushës, nipit të Luan Harushës, deputet i PS-së në këtë qark. Kjo ngjarje ndodhi mesditën e së hënës, në fshatin Dobraç të Shkodrës. 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania