9 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Vonesat proceduriale mbajnë në detyrë kreun e bashkisë në Mallakastër..

by News Albania
01/07/2020
in Politikë
0
31
VIEWS
Share on Facebook

Dekriminalizimi/ Vonesat në procedura mbajnë në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës

Qershor 30, 2020

Nga Boldnews.al

Procesi i verifikimit mbi shkeljet e mundshme të ligjit për “Dekriminalizimin” nga ana e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i dyshuar se nuk ka deklaruar një dënim penal në Greqi, kanë mbetur pezull, për shkak të vonesës së një përgjigjeje nga ana e autoriteteve greke, situatë, e cila, me shumë mundësi është diktuar nga pandemia e Covid-19.

Tre institucione shqiptare të përfshira në procesin e verifikimit, Prokuroria e Përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Drejtësisë, kanë konfirmuar për “Boldnews.al” se kanë nisur procedurat.

Por, rezultati përfundimtar mbi mandatin e Ismailajt pritet të dalë vetëm pasi Athina zyrtare të konfirmojë nëse kryetari i Bashkisë së Mallakastrës rezulton i dënuar dhe i dëbuar nga autoritetet e fqinjit jugor të Shqipërisë.

Procesi i verifikimit për Qerim Ismailaj nisi në Janar 2020, menjëherë pasi Partia Demokratike në opozitë denoncoi publikisht faktin se kryebashkiaku i Mallakastrës rezulton të jetë i dënuar në Greqi dhe më pas i dëbuar.

Ky fakt nuk është i shënuar në formularin e dekriminalizimit dhe, për Partinë Demokratike, është i mjaftueshëm që Ismailaj të shkarkohte nga posti i kryebashkiakut.

Qerim Ismailaj, nga ana e tij, e mohoi që të ketë dijeni se është dënuar. Ai deklaroi se nuk ka fshehur asgjë në të kaluar e tij dhe se gjithçka është luftë politike.

Por, përtej deklaratave publike, institucionet shqiptare nisën procesin e verifikimit, në bazë të një kërkese të Partisë Demokratike.

Verifikimi
Prokuroria e Përgjithshme, autoriteti përgjegjës për verifikimin e thelluar në bazë të ligjit “Për Dekriminalizimin”, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 13 janar 2020, vëniën në dispozicion të formularit të dekriminalizimit të subjektit Qerim Ismailaj.

Prokuroria e Përgjithshme, siç informon zyrtarisht redaksinë e “Boldnews.al”, ka nisur procesin verifikues, bazuar në kërkesën e 500 shtetasve me të drejtë vote, të përcjellë nga Partia Demokratike.LEXO EDHE  “Qeveria të garantojë masat mbrojtëse për personelin mjekësor”/ Meta reagon pas vdekjes së Dr. Pushit

Institucioni qendror i Akuzës informon se ka siguruar informacion në disa institucione publike, por ndërkohë është në pritje të përgjigjes nga ana e autoriteteve të Greqisë.

“Është marrë vendim për zgjatjen e afateve të verifikimit, pasi janë të domosdoshme të administrohen përgjigjet zyrtare të organeve të juridiksioneve të huaja”, thotë Prokuroria e Përgjithshme për “Boldnews.al”.

Përgjigjet nga ana e autoriteteve greke ende nuk kanë mbërritur. Një fakt i tillë konfirmohet nga Ministria e Drejtësisë, institucioni që koordinon kërkesat për ndihmë juridike ndërmjet autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre të huaja.

Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, “pas përkthimit në gjuhën greke është transmetuar pranë Ministrisë Greke të Drejtësisë me shkresën e datës datë 24.01.2020”, deklaron Ministria e Drejtësisë në Shqipëri për “Boldnews.al”.

Por, të paktën deri në datën 23 Qershor 2020, “nuk ka ardhur ende asnjë përgjigje nga autoritetet greke të drejtësisë, pavarësisht kërkesës rikujtuese të Prokurorisë për informacion mbi ekzekutimin e saj, transmetuar nga Ministria e Drejtësisë më datë 27.04.2020, pranë Ministrisë së Drejtësisë të Greqisë”, thotë Ministria e Drejtësisë, në komunikim me redaksinë.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të rezultateve të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për të marrë një vendim mbi mandatin e kryetarit të Bashkisë Mallakastër.

“Deri në këto momente, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka përcjellë pranë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve rezultatin për verifikimin e subjektit Qerim Ismailaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër”, thuhet në një përgjigje për “Boldnews.al” të pak ditëve më parë. Persh:Dd

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania