VODHËN 66 BIÇIKLETA NË TIRANË/ SHKATËRROHET BANDA E TË MITURVE, MIDIS TYRE EDHE NJË 12 VJEÇAR
Policia e Tiranës, forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë zbuluar një grup vje-dhësish biçikletash teksa kanë arrestuar 2 persona dhe kanë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Këta shtetas dyshohet se kryenin vje-dhje të biçikletave në të gjithë territorin e qytetit të Tiranës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vje-dhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”, në kuadër të cilit u bë arre-stimi në flagrancë i shtetasve:
-A. F., 30 vjeç dhe D. F., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. P., 17 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, me precendent të mëparshëm pe-nal në fushën e vje-dhjes.
Shtetasit E. P., E. D. dhe A. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vje-dhje të biçikletave në të gjithë qarkun e Tiranës dhe më pas ia shisnin kundrejt vlerave të vogla monetare, shtetasve A. F dhe D. F.
Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht edhe shtetasi i mitur me iniciale E. K., 12 vjeç, pasi më datë 09.10.2020, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. P.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dy ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve A. F. dhe D. F., u gjetën dhe u sekue-struan në cilësinë e provës materiale 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme të vje-dhura në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë.
Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me të gjitha Komisariatet e tjera të Tiranës, vijon punën për mbledhjen e të gjithë kallëzimeve të bëra nga qytetarët për vje-dhjen e biçikletave, me qëllim për paraqitjen për njohjen e biçikletave të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vje-dhja” e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë krimi-nale”.