Policia kap gomonen me 500 kilogram drogë në Karaburun.
Një gomone me 500 kilogram hashash është kapur nga policia ditën e sotme në Karaburun.
Gomonia është kapur në Gjirin e Arushës teksa po bëhej gati për t’u nisur, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije nëse ka persona të arrestuar.