12 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Viti i ri akademik nis me protesta, nënkryetari i Kuvendit mesazh: Pedagogët janë shembull, nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një Universitet cilësor

by News Albania
17/10/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
Gjekmarkaj flet për përçarjen në Partinë Demokratike: Në këtë pikë na ka çuar lufta civile brenda një mentaliteti
71
VIEWS
Share on Facebook

Viti i ri akademik nis mes protestash. Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, ka reaguar në Facebook, lidhur me situatën dhe protestën e pedagogëve.

Gjekmarkaj, shkruan se pedagogë e studentë protestojnë për një trajtim më dinjitoz.

Kujtojmë se pedagogët kanë njoftuar bojkot të mësimit dhe janë në protestë, pasi kërkojnë rritje të pagave dhe trajtim më dinjitoz të arsimit të lartë.

Më tej shton se opozita e mbështet protestën, ndërsa i bën thirrje ministres Kushi që të mbështesë pedagogët.

Reagimi i plotë:

“Sot është dita e parë e mësimdhënies universitare. Do të donim të bënim urimet tradicionale por diçka na pengon. Pedagogë e studentë janë sot në grevë për një trajtim dinjitoz. Ata nuk po kërkojnë të krahasohen me Italinë, Gjermaninë a Francën! Joo ! Thjesht me Kosovën e cila si ka përmbushur ënde dy dekada pavarësi. Nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një Universitet cilësor. Pa cilësi nuk ka elita dhe pa to nuk ka progres. Pas 32 vitesh liri ëndë ata kanë mbetur shtresa më e keqtrajtuar ekonomikisht dhe pa status. Ligji i arsimit të lartë kaq i kundërshtuar nga pedagoget nuk u bë kurrë zgjidhje për asgjë. Në shumë vende europiane shteti asiston ekonomikisht Universitetet publike. Sa herë protestojnë a kërkojnë diçka pedagoget tentohet kundërvënia ndaj tyre e shtresave  të ndryshme sociale apo “lufta e klasave” me studentet dhe gjithmonë në horizont shfaqet një ” hall” apo “krize”. A ju ka borxh Partia Demokratike Universiteteve dhe pedagogëve? Sigurisht qe ju ka dhe shumë por prej gati 10 vitesh vendi qeveriset nga Partia Socialiste e 10 vjet janë tepër  për ti lënë në harresë nëse objektiv nuk është dekulturimi i shoqërisë si mënyra më e lehtë e sundimit dhe manipulimit. Protestat janë gjithmonë emancipuese. Ato e ndihmojnë trupën akademike të formësojë sa më shumë pavarësi nga politika. Opozita e mbështet këtë përpjekje të  drejtë pedagogëve pa marrë flamurin e kesaj levizje dhe pa tentuar ta përdorë atë per qëllimet e veta të ditës. I bëj thirrje koleges Kushi si pedagog të ngrejë zërin për të mbështetur shtresën e saj e po kaq Kryeministrit Rama i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të oligarkëve i ka gjetur aty rrogat e pedagogëve për 10 vitet e ardhshme. Dritë e diturisë përpara do të na shpjerë. Dija dhe kurajo do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. Pedagoget sot janë shembulli”.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

“Po shënjestrohem si në komunizëm”/ BIRN: Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Veliaj kërkon heqjen e “arrestit me burg”, Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Arben Llangozi: ‘Seks në zyrat e Ministrisë së Arsimit’

11/03/2026

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjesit

11/03/2026

Editorial nga Vladimir Muçaj: Asgjë e re nga imuniteti!

11/03/2026

Një thirrje publike për kolegët gazetarë!

11/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In