Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, suedezja Ylva Julia Margareta Johansson, gjatë një pushimi në një seancë plenare në Parlamentin Europian, është fotografuar duke thurur çorap. Fotot kanë bërë xhiro në rrjet, ndërsa social demokratja e konsideron veten një “tifoze absolute” të thurjes me shtiza.
Ajo postoi një foto në rrjetet e saj sociale ku shiheshin dhjetëra çorape që kishte thurur për kolegët e saj në Parlamentin Evropian.