Përfundon “epoka” e presidentit republikan Donald Trump. Ai është larguar bashkë me gruan e tij, Melania, drejt Floridës. Ndërkohë është betuar pasardhësi i tij, demokrati Joe Biden. Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për shkak të trazirave të 6 janarit.
Amerika është zyrtarisht më President të ri. Joe Biden dhe Kamela Harris janë betuar zyrtarisht para ndërtestës së Capitol Hill. Në fjalimin e tij Biden ka thënë se kjo është dita e shumë pritur nga të gjithë amerikanët dhe se gjërat nga tani do të ndryshojnë dhe do të përmirësohen.
Ndërkohë që ish-Presidenti Trump ka arritur në Florida ku dhe po shikon inagurimin e pasardhësit të tij. Në mëngjës ish-presidenti Donald Trump ka qëndruar pak para mediave për të mbajtur fjalimin e tij të lamtumirës, ku edhe ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij.
Pas inagurimit, Biden dhe Harris do të zhvillojnë homazhe në Varrezat Kombëtare të Arlingtoni-të, për të mbajtur më pas një fjalim tradicional.
Për shkak të protestës masive të 6 janarit që përfundoi me pesë viktima, janë marrë masa të shtuara sigurie, janë mbyllur rrugët dhe janë angazhuar 20 mijë ushtarë të Gardës.
Me ardhjen e Biden si presidenti i 46-të, Trump do t’i hiqet mbrojtja ligjore dhe do të përballet me hetime shtetërore të çështjeve të tij të biznesit po ashtu edhe për nxitjen e tij të trazirave të Capitolit në 6 janar. Nëse Trump dënohet në gjyqin në Senat, ai do të ndalohet të kandidojë përsëri për president.
- Nuk humb kohë/ Sapo merr detyrën Biden shkon në Zyrën Ovale: Duhet lehtësim i menjëherëshëm për familjët amerikane Presidenti më i ri i SHBA-së, Joe Biden duket ne nuk ka ndërmend që të humb kohë. Disa minuta sapo ka marrë detyën ai ka postuar në Twitter, ku ka shkruar se nuk ka kohë për të humbur dhe se menjëherë do të shkojë në Zyrën Ovale dhe do të marrë veprime të menjëherëshme për të ndihmuar familet në SHBA. “Nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi. Kjo është arsyeja pse sot, unë jam duke shkuar në Zyrën Ovale për të marrë detyrën duke dhënë veprime të guximshëme dhe lehtësim të menjëhershëm për familjet amerikane,” shkroi ai.
- Barack Obama uron Presidentin e 46-të të SHBA, Joe Biden pak para inaugurimit: Miku im, kjo është koha jote! Ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama ka uruar, Presidentin e 46-të të SHBA-së pak para inagurimit. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Obama,teksa e ka uruar, i thotë se është koha e tij që të jetë në krye të një detyre kaq të rëndësishme. “Urime mikut tim, Presidentit Joe Biden! Kjo është koha jote.”- ka shkruar Obama.
- Vetëm pak para se Joe Biden të betohet/ Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, evakuohet stafi Vetëm pak para se të nisë ceremonia e inagurimit të Presidentit të 46 -të të SHBA-së, mediat shkruajnë se është ngritur alarmi për bombë. Sipas mediave për këtë shkak, i gjithë stafi i Gjykatës, është evakuuar, ndërkohë që në vendngjarje kanë arritur menjëherë htuar forcat e Gardës Kombëtare.
- Trump ndjek traditën, i shkruan një letër Joe Biden Presidenti Donald Trump mbajti traditën ditën e sotme dhe i shkruajti një letër Presidentit të ardhshëm Joe Biden. Dailymail shkruan se shënimi u la në Tavolinën e Rezolutës në Zyrën Ovale. Përmbajtja e saj është e panjohur për publikun dhe do të prezantohet vetë nga Biden kur të marrë detyrën.