Veshur me çitjane, Rama pret Kurtin dhe liderët e tjerë të rajonit
– Kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga paraqitja e tij e zakonshme, edhe në pritjen e liderëve të Ballkanit që ka bërë sot.
Veshur me çitjanet dhe me një xhaketë ngjyrë blu të errët, Rama ka dalë në shkallët e brigadave sa herë që ka mbërritur një nga të ftuarit. Ai u ka shtrënguar duart dhe i ka shoqëruar deri në dhomën ku do të bëhen punimet.