8 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vendimi për gjyqtaren Margjeka/ Avokati: Është marrë jashtë kësaj gjykate

by News Albania
12/09/2020
in Aktualitet
0
54
VIEWS
Share on Facebook

Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masat e sigurisë për 5 personat që dyshohen se kanë krijuar një sekmë korrupsioni për lirimin e një të arrestuari.

Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka akuzohet se është pjese e një skeme korrupsioni ku nëpërmjet burrit të saj ajo ka marrë 6 mijë euro për të ndryshuar masën e sigurisë të një të dënuari. Asaj iu konfirmua sot masa “arrest shtëpie” ndërsa bashkëshorti i saj u la në “arrest me burg”.

Në përfundim të seancës, avokati i saj Genc Gjokutaj tha për mediat se vendimi është marrë jashtë dyerve të gjykatës, duke lënë të nënkuptohet se është influencuar nga jashtë.

Ai shtoi se procesi nuk është ligjor pasi ndaj gjyqtares dhe bashkëshortit të saj nuk ka asnjë provë dhe asnjë shumë parash të sekuestruara.

“Seanca zgjati shumë , pati rrethana të reja, vendimi është marrë jashtë kësaj gjykate, Shkoni pyesni në SPAK, akuzohet për një shumë parash që nuk është sekuestruar. Nuk ka çështje. Ky proces nuk është ligjor. Kjo është pjesë që dëshmon se procesi ka ngarkesë tjetër jo ligjore. Çështja nuk ka prova, është marrë në mënyrë unanime nga 3 anëtarë, dhe procedohet vetëm një prej tyre”, u shpreh avokati.

Ndonëse avokati nuk e tha se ky proces mund të ketë prapavijë politike, vetë gjyqtarja para se të hynte në senacë deklaroi se ajo e priste prej një viti arrestimin kur u pyet nëse çështja ndaj sa ka lidhje me vendimin që ajo mori për mos njohjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kujtojmë se Mimoza Margjeka ishte e vetmja gjyqtare e cila në Shkallë të Parë nuk i dha mandatin kryebashkiakut të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Në rastin e saj ajo nuk i njohu mandatin Valbona Sakos.

Arben Cara, bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, dhe dy të dyshuarit e tjerë Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla akuzohen se janë bërë pjesë e një skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Najton Bali, vëllai i të burgosurit, dyshohet se ka dhënë 6 mijë euro për ndryshimin e masës së sigurisë. Këtë ai dyshohet se e ka bërë përmes sekserëve Klaudjo Zhilla dhe Arben Cara. Ky i fundit është bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka e cila do të vendoste për çështjen.

Pjesë e skemës korruptive dyshohet se është edhe avokati i të burgosurit Skënder Demiri i cili është lënë në “arrest shtëpie”.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania