Rrëzohet helikopteri gjatë operacionit antidrogë, vdesin 5 policë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolombi, ku një helikopter është rrezuar duke shkaktuar edhe pesë viktima.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në 15 km nga Cantagallo, një qytet në bregun e Rio Magdalena. Në helikopter ishin 5 polici, të cilët po kryenin një operacion antidroge në departamentin verior të Bolivar.
Drejtuesit e policisë dyshojnë se shkak i këtij aksidenti është bërë një defekt teknik, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.