70-vjeçari i cili vdiq gjatë seksit, ditën e sotme është arrestuar partnerja Majlinda Zaçen në Gjirokastër. Burime bejn te ditur se ajo është arrestuar në ambientet e lokalit të saj në lagjen “18 Shtatori”, të cilin e përdorte për ushtrim prostitucioni. Ndaj saj rëndojnë akuzat për veprat penale “mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “ushtrim prostitucioni”.
“Policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se në lokalin e M.Z., rreth ores 10:00 në lagjen “18 shtatori” Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K.Vemi, i datëlindjes 19.03.1948, banues në fshatin Bodrishtë Dropull, ky dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen M.Z.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ditën e djeshme humbi jetën 70-vjeçari K.Vemi teksa po kryente marrëdhënie seksuale. I moshuari pësoi arrest kardiak.
Ndërsa nga ana tjetër familjarët e Majlindës kanë shpallur në rrjetin social fb se e dënojnë veprimin e nënës së tyre…
“Prej sot ti nuk je me nena jone pasi tradhetove babin” shkruhet në Facebook në profilin e djalit të Majlinda Zace. DdVm