EMRI/ Futbolli shqiptar në zi, Covid-19 i merr jetën fizioterapistit të përfaqësueses
As dy dozat e vaksinës pfizer nuk kanë shpëtuarr jeten Fizioterapistit të Kombëtares Shqiptare Ylli Mihali i cili humbi jetën në spital pasi ishte i prekur nga covid 19.
Ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus ne muajin gusht ndërsa prej dy javësh ishte i intubuar në një spital privat, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Por pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha Mihali nuk arriti ti mbijetojë virusit. Najada Como e pyetur në telefon nga syri Tv u shpreh se fizioterapisti Ylli MIhali, ka nderuar jetë në një prej spitaleve private në vend.
Por kush ishte Ylli Mihali? Ylli Mihali, 55-vjeç ishte pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit prej 27 vitesh. Madje ka qenë kreu i FSHF-së, Armand Duka në një shënim në mediat sociale që ka dhënë lajmin e hidhur të largimit nga jeta të fizioterapsitit te kombëtares shqiptare. Në një postim në facebook Duka shpreh ngushëllimet për largimin nga jeta të Mihalit, ku thotë se ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe ishte pranë futbollistëve në çdo situatë të vështirë. Duka e cilëson si një moment të vështirë vdekjen e fizioterapistit Ylli Mihalit, i cili ishte një “kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar”.
“Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë. Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë”.
Meta vlerëson punën e tij që ka dhënë për rreh tre dekada në kombëtaren Shqiptare, duke shkruar se ndikoi në sukseset e saj.
Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit, Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar. Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim”
Kryeministri Edi Rama shkruan se fizioterapisti i shërbeu me përkushtim për 30 vite familjes kuqezi, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë.
Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën.