20 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Vaksinimi i personaliteteve përplas Ramën me Metën/ Presidenti: Ndarja klasore, tipike e diktatorëve! Kryeministri: Dembelë aktivë, Tinka Kurtin dhe Reshat Arbanën ti lemë në fund?Vaksinimi i personaliteteve përplas Ramën me Metën/ Presidenti: Ndarja klasore, tipike e diktatorëve! Kryeministri: Dembelë aktivë, Tinka Kurtin dhe Reshat Arbanën ti lemë në fund?

by News Albania
February 19, 2021
in Politikë
0
Vaksinimi i personaliteteve përplas Ramën me Metën/ Presidenti: Ndarja klasore, tipike e diktatorëve! Kryeministri: Dembelë aktivë, Tinka Kurtin dhe Reshat Arbanën ti lemë në fund?Vaksinimi i personaliteteve përplas Ramën me Metën/ Presidenti: Ndarja klasore, tipike e diktatorëve! Kryeministri: Dembelë aktivë, Tinka Kurtin dhe Reshat Arbanën ti lemë në fund?
40
VIEWS
Share on Facebook

Plani i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar personalitetet para të moshuarve të tjerë për shkak të tregimit të respektit për ta e ka përplasur ashpër kreun e qeverisë me presidentin Ilir Meta. Në konferencën e sotme për mediat, Meta e akuzoi Ramën se po bën genocid, dhe se ndarja e shqiptarëve në klasa është tipike e diktatore. Menjëherë pas konferencës së presdentit, Rama u përgjigj në Twitter, por nuk e përmendi me emër kundërshtarin.  Për të treguar se ka të drejtë, numri një i qeverisë ka marrë shembullin e dy kolosëve të skenës, Tinka Kurtit dhe Reshat Arbanës, që sipas tij, s’mund të lihen në fund pasi janë të njohur. 

“Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarët?! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?,”-shkruan Rama.

Por çfarë tha presidenti sot?  Ilir Meta deklaroi se është i shqetësuar nga ndarja klasore dhe preferenciale që qeveria po i bën qytetarëve. 

“Vetëm kriteret shkencore të gjendjes shëndetësore dhe të moshës, të vendosura ndërkombëtarisht, janë ato që duhet të vendosin përparësistë në vaksnimin e popullatës. Kriteret e ndarjes klasore, preferenciale dhe të përzgjedhjes arbitrare dhe selektive të njerëzve për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët”,-tha Meta. 

Debati për vaksinimin e personaliteteve

Një shkrim i Dosja.al se kryeministri po shkonte drejt selektivizimit të personave të vaksinuar, hapi debat pas deklaratave të Ramës që kaluan pa u ndjerë në mediat tradicionale. Në rrjetet sociale, dhjetëra qytetarë dhe emra të njohur të opinionit publik janë të të njëjtit mendim se plani i qeverisë për të vaksinuar personalitet u mohon të moshuarve të drejtën për të jetuar dhe për tu mbrojtur nga COVID19. Akademiku Artan Fuga ishte edhe më i ashpër ndaj kryeministrit duke e cilësuar si “kërkon të marrë rolin e Zotit”. Një tjetër pikë që ngre dyshime është fakti se a do të përdoren personalitetet për vota. Ish-presidenti Alfred Moisiu i njohur për mbështetjen e tij ndaj PS, do të vaksinohet të dielën, ndërsa pjesë e listës si “mburojë” janë vendosur edhe artistë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Katër divorcet e bujshme të vitit

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Katër divorcet e bujshme të vitit

June 20, 2025

Samir Mane “ç’mend” grekët/ Ja çfarë shkruan “Protothema”!

June 20, 2025

Lissalba- “Nën hijen e kohës:    Horizonte të paemërta”

June 19, 2025

Nga Ben Blushi: Kuvendi i Lezhës…

June 19, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In