Sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit, kapi një raketë të lëshuar nga Gaza. Ushtria izraelite e deklaroi këtë rreth një orë para përfundimit të armëpushimit me Hamasin.
“Pas raportit fillestar në lidhje me tingujt e sirenave në komunitetet pranë Rripit të Gazës, sistemi i mbrojtjes ajrore IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) raporton se ka kapur një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës”, thuhet në llogarinë zyrtare të Telegram.