16 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar apelon: Shqiptarë bashkohuni të nënshkruani ngadhënjimin! Zaevi dhe Mickoski u bënë bashkë, po ju?!

by News Albania
04/07/2020
in Politikë
0
36
VIEWS
Share on Facebook

Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, bashkohuni të nënshkruani ngadhënjimin

Zaevi dhe Mickoski u bënë bashkë, po ju?!

15- të korriku është prologu i Epopesë Shqiptare.

Kryeministri shqiptar garanci për barazi qytetare të plotë në të gjitha fushat në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për integrimin e saj në të gjitha strukturat e Bashkimit Europian.

Të dashur vëllezër e motra të Maqedonisë së Veriut!
Si kryetar i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”, nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti”, si përkrahës e pjesëmarrës fuqimisht në proceset kombëtare ju bëj thirrje shumë vëllazërore e tepër shqiptarisht për bashkim, pavarësisht ndasive, partive, komunave, jo për një ide politike, por rreth një ideali të brezave të tërë, për një vepër historike, që përmbush ëndrrën e kahmotshme.
Me dt 15-të korrik bëhuni pjesë e procesit, dilni e votoni kryeministrin e parë shqiptar z Naser Ziberi, në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të merrni atë që ju takon, të drejtë e legjitime, shpërblimin e kontributit e investimit mijëra vjeçarë.
E ardhmja është në duart tuaja.
Gjithsecili e gjithsecila prej jush, me votën e tij apo të saj për kryeministrin e parë shqiptar vendos një tufë me lule në varrezat e deshmorëve të Kombit, ku prehen eshtrat e atyre që bënë sakrificën sublime, derdhën gjakun, dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për liri e barazi.
Gjithsecili e gjithsecila prej jush me votën e tij, apo të saj bëhet misionarë apo misionare të përmbushjes se amanetit të deshmorëve, bëhet nënshkrues apo nëshkruese të ngadhënjimit historik, realizimit të kauzës së shtrenjtë e të shenjtë, për të cilën janë sakrifikuar mijëra jetë njerëzore, në kalvarin e gjatë shekullorë.
Çdo votë e juaja është një gur’ në godinën e qeverisjes realpolitike që do të krijohet, si garante e paqes, bashkëjetesës, harmonisë ndërfetare, ndëretnike, barazisë së plotë qytetare në të gjitha fushat në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për integrimin e saj në të gjitha strukturat e Bashkimit Europian, ashtu siç u përmbyll me sukses antarësimi në NATO.
Mesazhi i thuprave që na ka lanë si testament ideatori i nëntorit të parë të shqiptarëve, arkitekti i Shtetit të Përqëndruar Arbëror, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) sot është më kuptimplotë se kurrë.
Askush nuk mund ti thyente thuprat e bashkuara.
Nuk ka forcë, mbitokësore, as nëntoksore që t’i mundë shqiptarët e bashkuar.
Bashkimi bën fuqinë e fuqia drejtësinë.
Kah’ është forca është arsyeja.
S’ka termet, tajfun as tsunam politik që do të mund ta lëkundë bashkimin shqiptar e votën e tyre unike.
Kryeministri i parë shqiptar është kushtrim fishtian.
Vargjet lapidare të Homerit të ndjesive shqiptare Gjergj Fishta, sot janë më domethënëse se kurrë.
L’sho kushtrimin n’toskë e n’gegë.
Mblidhn’u tok si kokrrat n’shegë.
Vëllezër e motra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Mblidhuni si kokrrat e shegës për realizimin e kauzës, finalizimin e ëndrrës.
Voto juaj referendare për kryeministrin e parë shqiptar është epilogu i romanit të përgjakur shqiptar dhe prologu i Epopesë Shqiptare.
Plebishiti popullor i 15-të korrikut për kryeministrin e parë shqiptar ndan epokat, çel historinë e re, vendos dinjitetin e shqiptarëve, barazinë qytetare.
Shqiptarët të barabartë mes të barabartëve.
Ata nuk do të trajtohen kurrë më si qeraxhinj në trojet e tyre, sepse ishin dalzotësit e ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Maqedonisë së Veriut.
Është koha për kryeministrin e parë shqiptar, i cili do të forcojë e konsolidojë, sovranitetin, integritetin, demokracinë, shtetin e së drejtës.
Ai do të punojë me përkushtim për zhvillimin ekonomik e prosperitetin e vendit, duke hartuar një program ambicioz me një kibernetikë adekuate, realizimin e të cilit do ta shoqërojë me një paketë fiskale optimale, për të thithë investime, duke çliruar investuesit e huaj, sipërmarrësit e bizneset vendase nga barra e stërfishtë dhe tentakulat e oktapodit korruptiv, me një investigim të rreptë në të gjithë hallkat shtetërore, me moton, “tolerancë o ndaj korrupsionit”, me qëllim stimulimin e nxitjen e konkurencës së lirë.
Krijimin e shanseve të barabartata për të gjithë qytetarët.
Inkurajimin e kontributeve të tyre për rritjen e treguesve makroekonomikë e mikroekonomikë, rritjen e mirëqenies e begatisë, njëkohësisht realizimin e sherbimeve sociale me devotshmëri, si dhe përkujdesje të veçantë ndaj njerëzve në nevojë, në Maqedoninë e Veriut.
Kontroll të hekurt të shpenzimeve me devizën:
“Kursim – investim”.
Përfshirjen në të gjitha nivelet e administratës shtetërore të specialistëve me nivel të lartë profesional e moral, të cilët duhet të veprojnë energjikisht dhe me operativitet, përtej praktikave burokratike, në partneritet të besueshëm me institucionet ndërkombëtare, për ti dhënë një impuls të ri, shumedimensional funksionimit shtetëror, apo trupës politike që do të krijohet pas dt 15-të korrik.
Është koha për kryeministrin e parë shqiptar.
Unë e besoj.
Pse Jo?
Është e drejtë, e ligjshme, e mundshme.
Erdhi dita e triumfit.
Ju priftë e mbara.
Urime e suksese.
E gëzofshi kryeministrin e parë shqiptar z Naser Ziberi.

UAzgan Haklaj “Mjeshtër i Madh” ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”.
Nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti”.
Autor i 7-të librave.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania