Evropian Travel është një kompani fantazmë udhëtimi. Shërben si një karrem, për të mbledhur pasagjerë, duke u garantuar udhëtim të rehatshëm dhe direkt në destinacion.

Më pas, Evropian Travel i kalon që ka peshkuar tek kompania e mashtrimit Anumi Travel, me pronar kamikazin dhe trafikantin Petrit Cara. Ky i fundit si trafikant i regjur dhe i arrestuar, e ka kaluar kompaninë në emrin e Ermira Carës.

Petrit Cara është arrestuar në janar 2021 si pjesë e një grupi që trafikonte njerëz përmes fasifikimit të dokumentacionit.

Sipas disa denoncimeve me rrëfime, foto dhe dokumente që kanë mbërritur në redaksinë tonë, Petrit Cara përdor kompani fiktive të ndryshme për të mbledhur pasagjerë për kompaninë e tij, Anumi Travel.
Fillimisht u merr paratë udhëtarëve dhe nuk u jep bileta. Vetëm nëse ndonjë qytetar që këmbëngul, i jepet bileta.

Mashtrimi i madh konsiston tek traziti. Udhëtarit i thuhet në fillim se udhëtimi, për shembull deri në Francë, zgjat 32 orë, pasi linja është direkte. Në fakt udhëtimi zgjat mbi 48 orë dhe me raste edhe 3 ditë.
Shkaku kryesor është se autobusi, në kthim, devijon rrugën nëpër male dhe fshatra, për të evituar kontrollet.
Ka dyshime të forta se kompania Anumi Travel transporton njerëz me probleme dhe në kërkim, para cash dhe mallra të paligjshme, ndoshta edhe drogë.
Në autobus futen zakonisht edhe raki, djathë, hirrë, shëllirë etj.

Sa herë rruga devijohet nëpër male, kush ankohet, kërcënohet nga njëfarë Klajdi Cara, shofer me disa indentete dhe në nën efekte të alkoolit ose lëndëve narkotike.
Shoferët, të lodhur nga rakia dhe e ‘bardha’, shpesh lënë autobusin apo furfonin, dhe ikin për gjumë. Kush akonohet kërcënohet me jetë.
Ndërkaq, kushtet e higjenës janë skandaloze, si banjot e shkollave, erë e rëndë, pisllëk, urinë dhe erë bulmeti.

Autobusi, i cili nuk është ai që reklamohet, ndalon në Limburg, pasi shumë pasagjerë kanë zbritur rrugës.
Në Limburg, pasagjerët që kanë mbetur në autobus, i kalojnë në këtë furgon. Ky furgon shkon deri në Metz të Francës dhe më pas ndalon, pasi shoferi lodhet.

Në Metz të Francës, pasagjerët flenë në furgon, në kushte skandaloze, ose detyrohen të gjejnë ndonjë hotel aty rrotull. Vijon… /Pamfleti