39 vjeçarja Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit do të prehet në qytetin e Durrësit, pranë varrit të së ëmës.
Pas tre ditë kërkimesh janë gjetur trupat e pajetë të të gjithë të mbyturve në Bunë. Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë pas hekurave bashkëshortin Erdgys Arrazi, i cili dyshohet si shkaktar i vetëvrasjes.
Një dite me pare Azem Bushati, babai i të ndjerës u betua se të bijën do ta varrosë pranë nënës së saj. ‘Sa të jem gjallë unë goca ime nuk varroset atje (në Shkodër)’, u betua Azemi.