Policia e Bulqizës reagon pas denoncimit të Partisë Demokratike se një i ri është dhunuar nga efektivët brenda komisariatit të këtij qyteti.
Policia sqaron se i riu R. P. është shoqëruar në komisariat, pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete, por gjatë momentit të shoqërimit ka kanosur e kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë si dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike njërit prej tyre.