U denoncua për dhunë të foshnjës 18 muajshe, flet pronari i kopshtit në Durrës: Nuk e kam bërë
61 vjeçari Gëzim Dervishi, pronari i kopshtit privat në Durrës, ku u bë një denoncim për dhunë të një fëmije 18 muajsh, ka reaguar për këtë akuzë.
Dervishi, i cili po procedohet penalisht ka thënë se nuk e ka dhunuar fëmijën.
“Nuk e kam dhunuar foshnjën”, ka thënë 61 vjeçari.
Denoncimi është bërë nga gjyshja e fëmijës, e cila ka konstatuar shenja dhune te e vogla, që në ditën e dytë të kopshtit në lagjen periferike numër 8 , “Çezma e Ferrës” dhe më pas e ka denoncuar.
Siç tregon gjyshja e vajzës, e vogla ka pasur shenja në fytyrë në qafë dhe në kurriz.
Ndërkaq edhe ekspertiza e vërteton dhunën ndaj fëmijës.