Një shpërthim i fortë është regjistruar në qendër të qytetit të Iskenderun, në provincën Hatay në Turqi.
Sipas mediat vendase, shpërthimi ndodhi mbrëmjen e sotme dhe për momentin nuk raportohet për të lënduar.
Forca policore, zjarrfikëse dhe ekipe mjekësore kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë që sulmi të ketë lidhje me sulmet terroriste.
Reporteri i CNN në Turqi, Burak Milli raporton se shpërthimi u ndje në të gjithë pjesët e qytetit. Ekipet e policisë kanë marrë masa paraprake për hyrje dhe daljet në rrugët e qytetit.Dritaret përreth janë thyer. Ka nga ata që janë dëmtuar lehtë nga këto copa xhami. Nuk ka informacion të qartë për numrin,’ tha mes të tjerash Milli.