Takimi i delegacioneve ushtrake turke dhe greke që ishte protokolluar të mbahej sot në selinë e NATO-s në Bruksel, shtyhet për në 10 shtator.
Anadolu Agency citon burime nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë që theksojnë se pas takimit të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, është planifikuar një takim mes delegacioneve ushtarake të Turqisë dhe Greqisë.
Dy delegacionet do të diskutojnë për “metodat e caktimit të kufirit”.
Takimi do të mbahej sot por Komanda Ushtarake e NATO-s e ka shtyrë për në 10 shtator.