DONALD TRUMP SHËROHET BRENDA DHJETË DITËVE NGA CORONAVIRUSI/ JANË TË PAFUNDME KRITIKAT E PAFUNDME NDAJ TIJ…
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka rezultuar negativ për Coronavirusin dhe ai nuk paraqet më rrezik për ta transmetuar virusin, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë të hënën, 10 ditë pasi Trump, njoftoi se ishte prekur nga koronavirusi. Në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, vetëm disa orë para se zoti Trump të rifillonte tubimet e fushatës, Dr. Sean Conley tha se; presidenti ishte testuar negativ për disa ditë rresht, duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW. Dr. Conley tha se; testet negative dhe të dhëna të tjera klinike dhe laboratorike “tregojnë një mungesë të replikimit viral të dallueshëm”. Ekipi mjekësor i zotit Trump, kishte arritur në përfundimin se; bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “presidenti nuk është infektues për të tjerët””, tha Dr. Conley. Presidenti Trump, po i rikthehet fushatës të hënën në mbrëmje, me një tubim në Sanford, të Floridës, i pari që kur zbuloi më 2 tetor, se ai ishte pozitiv me Coronavirus. Kritikët fajësojnë Presidentin Trump, se nuk ka inkurajuar mbështetësit në aktivitetet e fushatës, dhe madje as stafin e Shtëpisë së Bardhë, që të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i përmbahen udhëzimeve të distancimit fizik. Të paktën 11 ndihmës të afërt të zotit Trump, kanë rezultuar të infektuar me korona*virus.