Përmbytet anija, zhduken 130 persona, mes tyre gra dhe fëmijë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Nigeri, ku të paktën 130 persona raportohen të jenë, pasi një anije është përmbytur.
BBC shkruan se shumica e udhëtarëve ishin gra e fëmijë, të cilët po udhëtonin nga Nigeria, në drejtim të shtetit Kebbi.
Sipas mediave, në anije ishin më shumë se 160 persona dhe prej tyre kanë arritur të shpëtojnë vetëm 22 njerëz.
Hoqi dorë momentin e fundit për tu ngjitur në malin Everest, habit alpinisti: Perënditë më thanë mos shko
Vidhnin makina dhe shisnin drogë, shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, të përfshirë edhe shqiptarë
Autoritetet lokale kanë njoftuar se në vendngjarje ndodhen ekipe shpëtimi dhe polumbarë, të cilët po tentojnë të shpëtojnë të zhdukurit, megjithëse sipas tyre gjasat janë të pakta që të gjenden shumë të mbijetuar.
“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar por janë gjetur vetëm 22 të mbijetuar dhe një trup i pajetë”, tha Abdullahi Buhari Wara, kreu administrativ i rrethit Ngaski.