Një ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në fshatin Baks në Velipojë, ku u një 12 vjeçarja është vrarë aksidentalisht me armë gjahu në banesën e saj.
Policia njofton se shtetësja e mitur me inicialet E.GJ, ka qëlluar veten nga pakujdesia me çifte. Si pasojë e plagëve të shkaktuara, vajza 12 vjecarja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Burimet bëjnë më dije se arma ishte sipër raftit të dhomës së prindërve dhe fëmija e ka marrë duke luajtuar me të, por aksidentalisht ka qëlluar drejt vetes dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.