Mëngjesin e sotëm është shënuar një aksident automobilistik në Tiranë. Ngjarja ndodhi në afërsi të ish-sheshit Shqiponja. Bëhet fjalë për dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëra është e tipit “Audi”, tjetra “Benz”. Si shkak i përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të mëdha. Në vendngjarje ndodhet ambulanca për të verifikuar sa persona janë plagosur. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)