Dy vëllezër qëlluan me armë zjarri ndaj 34-vjeçarit në Tiranë, zbardhen EMRAT, bashkëpuntori i tyre ‘skifter’ në Itali, grabiste vilat e të moshuarve
Autori i ngjarjes, Klajdi Shanaj 33 vjeç, së bashku me vëllain e tij, Ramandi Shanaj 25 vjeç, gjatë një konflikti kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Ergin Gjoni., 34 vjeç.
Emrat e personave të përfshirë në plagosjen me armë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, janë bërë të ditur. Autori i ngjarjes, Klajdi Shanaj 33 vjeç, së bashku me vëllain e tij, Ramandi Shanaj 25 vjeç, gjatë një konflikti kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Ergin Gjoni., 34 vjeç.
Gjithashtu u shpall në kërkim Valter Pershpalaj për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë” i cili ishte palë me personin e plagosur.
Ky i fundit ka qënë i dënuar në shtetin italian për një grabitje të një vile në zonën e Reggios, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015.