12 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Tiranë: Bashkëpunimi CRCA/ECPAT, çon në pranga rrrjetin e pedofilisë

by News Albania
30/05/2020
in Kronikë
0
40
VIEWS
Share on Facebook

BASHKËPUNIMI CRCA/ECPAT SHQIPËRI – POLICI, ÇON NË PRANGA RRJETIN E PEDOFILISË

Tiranë, 30 Maj 2020 – Falë një pune disa mujore dhe një bashkëpunimi profesional midis ekspertëve të CRCA/ECPAT Shqipëri, ISIGURT.al dhe Policisë së Shtetit, kjo e fundit ka bërë të mundur sot identifikim dhe më pas arresimin e katër personave për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Rrjeti i pedofilisë dhe veprimet e tyre, u zbuluan për herë të parë nga një telefonatë e ardhur pranë Linjës Kombëtare të Këshilimit për Fëmijë ALO 116 111, e cila menjëherë kërkoi ndihmën e ekspertëve të CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ISIGURT.al për të vijuar punën jo vetëm me mbrojtjene vajzës së dhunuar, por edhe me bashkëpunimin me policinë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rrjet.

Prej disa muajsh, një burrë 65 vjeçar pasi kishte dhunuar seksualisht një vajzë 15 vjeçare, vijonte ta kërcënonte vajzën me filmimin e një video intime që ai kishte kryer me të. Këtë video 65 vjeçari ja kishte kaluar edhe tre personave të tjerë, ndër ta një i ri dhe dy adoleshentë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin nën kërcënimin e publikimit të kësaj videoje abuzonin seksualisht me të miturën.

CRCA/ECPAT Shqipëri menjëherë pas marrjes në dijeni të videos kërcënues ndaj vajzës 15 vjeçare, kërkoi bashkëpunimin urgjent të një platforme sociale në internet jo vetëm për të bërë të mundur mbylljen dhe fshirjen tërësisht të videos kërcënuese, por edhe për të bashkëpunuar me policinë në marrjen e masave për identifikimin e personave.

Vetëm brenda dy orëve në muajin Maj 2020, kur edhe kjo video u raportua menjëherë tek ALO 116 111, ekspertët e CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ekspertët e huaj të platformës sociale arritën të fshinin videon dhe të sinjalizonin nisjen e hetimeve për të gjitha strukturat që ndoqën rastin.

Rrjeti kërkonte që kjo video të shpërndahej edhe me persona të tjerë, por ndërhyrja e CRCA/ECPAT Shqipëri, dhe Policisë së Shtetit bëri të mundur zbulimin dhe denoncimin e tyre. Çështja vijon te mbetet nën hetim pasi profili që tregonte videon intime kërcënuese në fjalë kishte ndjekës të shumtë që jo vetëm nuk e denonconin por edhe komentonin paturpësisht që dhuna seksuale ndaj vajzës të vazhdonte.

Tashmë CRCA/ECPAT Shqipëri prej ditësh po punon për t’i ofruar 15 vjeçares së dhunuar seksualisht shërbimet e nevojshme integruara psiko-social dhe mbrojtje ligjore.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania