Dhjetëra banorë të një kompleksi pallatesh në zonën e Qytetit të Nxënësve ja futur mëngjesin e sotëm në ambientet e UKT-së së Tiranës.
Banorët e kompleksit të pallateve në rrugën “Bedri Karapici” janë shprehur për Ora News se gjatë muajve të verës ata kanë mungesë të ujit në apartamentet e tyre, ndërsa kanë thënë se do vazhdojnë të protestojnë derisa problemi i tyre të zgjidhet.
Sipas tyre, kjo gjendje është krijuar prej tre vitesh. “Nuk do ndalemi”, “Duam ujë”, janë disa nga thirrjet e tyre.