Tirana nën pushtetin e betonit/ Rama-Veliaj përplasin qytetarët për pronat
Shoqata “Tirana Autoktone” ka bërë publike një korespondecë mes shoqatës “Tirana Intellectum” dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti në periudhën 22 Prill 2019 deri me 24 Maj 2019.
Objekti i korespondencës ka qenë në lidhje me Muzeun Etnik në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ata shprehen s ejanë të shokuar nga përmbajtja e letrës së shoqatës ‘Tirana Intellectum”
“Shoqata TI shkon dhe shtrin dorën tek një qeveri që kishte 6 vjet ne pushtet dhe e kishte provuar mirë veten se sa shumë e donte popullin tironas me betonizimet e përshpejtume dhe prishjen e lagjeve historike, mos kthimin e pronave dhe manipulimeve në Hipoteka. Në vend që ti shtrinte dorën komunitetit dhe shoqatës si motër Tirana, per t’i mobilizuar drejton gishtin mbi prona që kane konflikte pronarësh dhe janë landmarke historike që vetem pronarët do te ishin faktori kyç për t’u përfshirë në bisedime.
Një detaj tjeter që na bie në sy është nxitja e shtetit që të shtetëzojë cilando nga këto prona dhe t’ja japi Muzeut. Po vetë kjo kryesi a mendoj ndonjëherë të fusë dorën e vet në xhep, siç bënin të parët tanë, kur duhej të ndërtonin një xhami, një Sahat, një objekt për rëndësi të përbashkët të komunitetit?”, thuhet në reagimin e shoqatës “Tirana Autoktone”
Sipas tyre në letrën dërguar Ministrisë së Kulturës nga shoqata ‘Tirana Intellectum”, duket qartë që nënshkruesit kanë harruar ose nuk e dinë që në sistemin kapitalist shteti nuk mund të komandojë privatin dhe se sipërmarrje të tilla janë vullnetare, komunitare dhe kryhen me fonde private.
“Pra thirret komuniteti brenda dhe jashtë të kontribuojë. Metoda e kërkuar nga kjo shoqatë është komuniste dhe aspak e atij shpirti tironas dhe aq më shumë intelektual.
Më tej, ne duam të dime se cili është statusi ligjor i kesaj shoqate, a paguan detyrime mujore dhe vjetore në Bashki për aktivitetin e saj konform ligjit në mënyrë që të kërkoje favore te tilla nga Bashkia? Si mbahet kjo shoqatë, çfarë të drejtë ligjore ka kjo shoqatë të flasë në emër të një komuniteti tepër të madh në numër, por modest në karakter”, thuhet në tej në reagim.
Shoqata “Tirana Autoktone, më tej shkruan se është kjo letër që qeveria Rama-Veliaj i përplas pronarëve në fytyrë, për të shtetëzuar pronat si në kohën e diktatorit Hoxha dhe përçan komunitetin e tyre.
“Sa vlerë ka Muzeu kur nuk ka harmoni në komunitet? Është e turpshme që shohim këto veprime të kryera si vetëvrasje nga vetë ne tironasit për identitetin tonë. Piketimi i pronave të listuara nuk është gjë tjetër vetëm një xhest komunist, që ja vinte syrin pronës së tjetrit, por të veten nuk e prekte. Sa prej jush që kanë nënshkruar këtu janë të gatshëm të fusin nga xhepi nga 50 milion lekë të vjetër secili ose të nxjerrin pronën e vet për Muze në qoftëse ju dhimbset Tirona kaq shumë? Kështu fillohet nga vetja, pastaj del në valle Napolon edhe komuniteti kur sheh se ka lidera të ndershëm e xhymert”, përfundon reagimin shqoata “Tirana autoktone”…