THIRRJE PUBLIKE
Lironi Liderin e Opozitës, Prof. Dr. Sali Berishën.
Drejtuar:
Të gjithë Qendrestarëve Demokratë,
Strukturave Drejtuese të PDSH-së,
Grupit të Deputetëve të PDSH-së,
Partive aleate opozitare,
- Sot kur mbushen 101 ditë nga izolimi politik i Liderit Historik Prof. Dr. Sali Berisha;
- Kur ndaj Drejtuesit të PDSH-së dhe Opozitës Shqiptare nuk ka një proçes të rregull ligjor;
- Kur nuk ka shtet ligjor përsa kohë mazhoranca nuk ekzekuton vendimet e Gjykatës Kushtetuese;
- Kur ka rënë rendi dhe siguria në vend për shkak të lidhjeve të pushtetit me krimin;
- Kur demokracia është kthyer në autokraci;
- Kur liria i ka humbur të gjithë dimensionet;
- Kur vidhen taksat e qytetarëve të Tiranës nga banditi Veliaj dhe drejtorët e tij;
- Kur vendi drejtohet nga Grupi i Strukturuar Kriminal me në krye Edi Ramën;
- Kur shqiptarët vidhen dhe poshtërohen çdo ditë nga pushtetarët mafiozë;
- Kur qytetari nuk është zot në pronën e tij nëse ajo i duhet pushtetarëve;
- Kur kontrabandën e drogës e bën vëllai i Kryeministrit nën mburojën e Policisë së Pushtetit dhe “Drejtësisë së Re”;
- Kur “Drejtësia e Re” është nën urdhërat politikë;
- Kur SPAK dhe GJKKO shkel Kushtetutën dhe ligji;
- Kur Sokolët e PS në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që rrëzon në shkelke të hapur të ligjit rekurset e Doktor Berishës, pranon rekursin e ankimuesit për kompetencën e dosjes së 21 e janarit, e cila është tagër vetëm e prokurorisë;
- Kur Gjykata Kushtetuese, i heq të drejtën 1/5 e Deputetëve t’i drejtohen asaj për interpretim të Kushtetutës, ndërkohë që Kushtetuta për këtë subjekt dhe Presidentin nuk kërkon legjitimim.
- Kur SPAK nuk guxon të hetojë çështjen McGonigal;
- Kur në krye të Ministrisë së Brendshme është përfaqësuesi i bandave kriminale;
- Kur banditi Edvin Kristaq Rama tallet si me Kodin Zgjedhor ashtu edhe për Komisionet Hetimore;
- Kur arrestohet dhe dënohet politikisht fituesi i Bashkisë Himarë;
- Kur shpopullimi është në kufinj ekstremë;
- Kur po tentohet të shthuret familja;
- Kur nuk ka vijë ndarëse ku fillon krimi e ku fillon shteti ligjor;
Nuk mund të ketë as dialog, as diskutime, as votime ligjesh e as Komisione Hetimore pa vënë kushtin kryesor e të panegociushëm:
- LIRIMIN E LIDERIT SALI BERISHA.
A dhe Zh e çdo aksioni opozitar duhet të jetë:
- LIRIMI I LIDERIT OPOZITAR Z. SALI BERISHA.
Çdo diskutim, dialog apo nismë opozitare, çdo pjesmarrje në votim në Kuvend apo Komision Hetimor ndërkohë që Lideri i saj është i izoluar politikisht, pa prova dhe pa akuzë, përveç se i shërben Edvin Kristaq Ramës në pikën më të ulët të degradimit të pushtetit të tij, bëhet thjesht për interesa personale.
Ky është plani ogurzi i pasardhësve të baballarëve të tyre që Lideri Berisha i rrëzoi në 1990, dhe bijtë e tyre nuk ja falin lehtë.
Kjo është arsyeja që ne këtë nuk duhet ta lejojmë.
Mosbindje civile nē çdo rrugë të Tiranës dhe Shqipërisë.
Bashkë dhe me çdo kusht për:
LIRIMIN E LIDERIT SALI BERISHA.
Asnjë rrugë të mesme nga kjo.
Nga sot, ky duhet të jetë lejtmotivi i çdo Demokrati dhe Shqiptari të Ndershëm.
Fitorja fillon me lirimin pa kushte të Prof. Dr. Sali Berishës.
Të tjerat janë iluzione.
Bashkohuni në këtë thirrje për:
LIRIMIN E LIDERIT BERISHA.
O sot, o kurrë.
Jemi të “dënuar” të shpëtojmë Opozitën dhe Shqipërinë.
PS: Nisur nga fakti se mediat më kanë bërë bllok, dhe kjo nuk është e rastësishme, shpërndajeni sa më shumë.