“Ditë pikëllimi”, Thaçi mesazh ngushëllimi Ramës për humbjen e nënës: Bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shpreh ngushëllime kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij, Aneta Rama.
Thaçi shkruan në mesazhin e tij ngushëllues se bashkëndjen me Ramën dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës.
“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes. HTH”, shkruan Thaçi.