Tensione pranë Rafinerisë së Naftës në Ballsh.
Një grup naftëtarësh kanë mundur të shqyejnë kyçin e derës dhe janë futur brenda ambjenteve të uzinës.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve u shpreh se, kjo nuk është protestë e dhunshme.
“Prej një viti nël këtë institucioin ka vetëm heshtje. Presim një përgjigje nga pronari i uzinës ose nga kryeministri”, tha Sokol Dautaj.
Naftëtarët kanë përsëritur thirrjen e tyre se, nuk do të heqin dorë nga greva dhe protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Kujtojmë se sot jemi futur në ditën e 17-të të grevës së urisë së naftëtarëve, të cilët kërkojnë pagat e prapambetura.