21 September, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Taulant Balla depoziton në Kuvend nismën për të nxjerrë jashtë politikës Metën dhe Berishën: Njëri bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, tjetri non-grata që bën pis parlamentin

by News Albania
August 22, 2022
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
Barazia gjinore në ADN e PS, Balla i drejtohet PD-së: Merrni ca modele nga ne për statutin e ri
35
VIEWS
Share on Facebook

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka depozituar sot në Kuvend një nismë për ndryshimet ligjore që do të largonin nga politika ish-bashkëpunëtorët e Sigurimti të Shtetit.

Duke iu referuar rastit të ish-presidentit Ilir Meta, për të cilin aludohet se ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit, Balla tha se ndryshimet janë propozuar nga Autoriteti i Dosjeve, dhe kanë për qëllim të heqin pengesat ligjore për zbardhjen e dosjeve dhe fakteve të reja.

Me këto ndryshime ligjore një prej të cilave ka të bëjë me ndryshimin në Kodin Zgjedhor, Balla tha se ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit do të ndalohen të jenë pjesë e Kuvendit.

Balla u shpreh se këto ndryshime ligjore nuk prekin rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se po diksutohet një nismë tjetër. Sipas Ballës, individë non-grata si Berisha dhe që kanë mbatjur poste të larta në diktaturë, nuk duhet “ta bëjnë pis Kuvendin”.

Pjesë nga deklarata e Ballës:

“Bëhet fjalë për një paketë në fund të korrikut, në bazë të propozimit të ardhur nga Autoriteti i Informimit për Dosjet e Komunizmit. Janë propozuar dy ndryshime nga Partia Socialiste, njëri për funksionimin e Autoritetit dhe tjetri në Kodin Zgjedhor. Për të hedhur dritë mbi çdo gjë, nisur nga rasti i evidentuar tashmë, për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur poste të rëndësishme në Shqipëri, dhe Autoriteti ka arritur në konkluzionin që mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumenta të reja shtesë, por ekzistojnë disa pengesa në ligjin aktual që bëjnë të pamundur zbardhjen e plotë. Jo vetëm për këtë politikan por edhe të tjerë. Në Shqipëri, në këto 30 vite ka pasur edhe raste të tjera, nuk është vetëm ky. Kanë arritur të ngriten në hierarkinë më të lartë të shtetit persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit. Në këtë këndvështrim janë depozituar këto nisma.

Dy propozimet duhet shoqëruar edhe me elementë të tjerë, që duhen shoqëruar në ligjet e tjera. Juristët e grupit tonë parlamentar kanë punuar gjatë gjithë muajit gusht, për të konkluduar në disa shtesa në këtë ligj. Drafti nuk është gati, ai draft i bërë publik është draft i grpit tonë të punës, me qëllim që persona që rezultojnë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të Shtetit, natyrshëm që këta persona, jo vetëm që këto fakte të bëhen publike, por të pamundësojmë vazhdimin e ngjitjes së tyre në karrierën e hierarkisë shtetërore siç kanë bërë gjithë këto vite.

Sa i përket çështjes së “non-gratës” është një vendim i marrë nga SHBA dhe Britania, dhe për këtë çështje qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, i takon organeve të drejtësisë, dhe i bëj thirrje edhe njëherë, është koha e përshtatshme, sepse në rastin tjetër janë bërë publike edhe elementët korruptivë, është një çështje që i përket drejtësisë. Nuk është një çështje që mund të adresohet në këtë paketë që ne po diskutojmë. Sali Berisha është një përfaqësues i lartë i Partisë së Punës, si sekretar partie, mendojmë që të konsiderohet edhe pjesa që një sekretar partie, pas 30 vjetësh tashmë i shpallur edhe non-grata, nga dy vende shumë të rëndësishme, ky person të vazhdojë të bëjë pis kuvendin. Faktet e reja publike të bëra nga vet katrani me bojë për ato që Mbretëria e Bashkuar e ka informuar, për lidhjet e tij me persona, atëherë unë mendoj që këtu ka plot arsye që legjislacioni aktual dhe drejtësia të fillojë procedimin penal ndaj “non-gratës”, shprehet ai.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

September 21, 2023
Kēmbimi valutor, 21 shtator 2023

Kēmbimi valutor, 21 shtator 2023

September 21, 2023
Moti sot, 21 shtator 2023

Moti sot, 21 shtator 2023

September 21, 2023
Elbasan: Prindërit e parashkollorëve: Mirënjohje mësuesëve dhe edukatorëve!

Elbasan: Prindërit e parashkollorëve: Mirënjohje mësuesëve dhe edukatorëve!

September 20, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In