Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë), Zef Brozi ka dalë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ka dënuar sulmet ndaj drejtuesit të SPAK Altin Dumanit e ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Duke ju referuar Sali Berishës, Brozi thotë se këto sulme të shëmtuara nuk duhet t’i frikësojnë prokurorët e gjyqtarët, por përkundrazi duhet të jenë edhe më të guximshëm për të hetuar pa asnjë tolerim, e zvarritje si deri më sot atë që gjakosi Shqipërinë në 1997, organizoi grushtin e shtetit në 1998, urdhëroi aktin terrorist të 21 janarit e përben rrezik për sigurinë e vendit.
‘Unë dënoj me forcë sulmet, shpifjet, fyerjet e kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK e kryetarit të nderuar Altin Dumani, ndaj gjyqtares se nderuar Irena Gjoka dhe organeve te drejtësisë në përgjithësi, nga Tirani me i përkëdhelur dhe i pandëshkueshmi në këto 33 vite. Këto sulme të shëmtuara nuk duhet t’i frikësojnë ata/ato. Përkundrazi, prokurorët, gjykatat dhe BKH duhet të jenë edhe më të guximshëm për të hetuar e gjykuar pa asnjë tolerim e zvarritje si deri me sot atë që gjakosi Shqipërinë me 1997 dhe veshi me te zeza mijëra nena, gra e motra; qe organizoi grushtin e shtetit me 1998; qe urdhëroi aktin terrorrist të 21 Janarit 2011; qe minoi demokracinë; qe përdori pushtetin e tij per te pasuruar me korrupsion madhor veten, familjaret e klanin e tij; dhe qe përbën rrezik per sigurine e vendit dhe te vete Perëndimit sidomos ne kohen qe Putini dhe forca te tjera anti-perendimore po investojne per destabilizimin e Shqiperise dhe gjithë Ballkanit.’- shkruan Brozi.
Në një postim në rrjetet sociale, Zef Brozi i bën apel medias që të mos bëjnë avokatinë e Tiranit, sikundër ka ndodhur deri më sot.
‘I bej apel edhe medias e shtypit qe te mos bëjnë avokatinë e Tiranit sikurse ka ndodhur trupërisht deri me sot nga disa televizione, gazetare e analiste. Media e shtypi qe kane prova me ze dhe figure te Tiranit qe vete ka pohuar me krenari shume krime te tij, te ndihmojnë SPAK duke i dhënë keto video e audio dhe cdo prove tjeter qe ato mund te kenë. Mbështetja e fuqishme e Qeverise dhe gjithë institucioneve Amerikane dhe te BE, si edhe rritja e besimit te qytetareve te Shqipërisë ndaj SPAK dhe Gjykatës se Posaçme, janë motivim e detyrim i madh për keto institucione për t’i dhënë fund PANDESHKUESHMERISE se ish pushtetarëve, pushtetarëve e politikaneve te larte.’- shkruan Brozi.