Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i ka bërë lëmsh të gjithë teksa postoi një video të një vajze misterioze në Insta Story.
“Mos u keqkuptoni e kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses, mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen”, shkruante Stresi në atë postim.
Por në shkrimin e tij ra në sy dhe diçka tjetër, që dukej si një mesazh për ishin e tij- “Do thoni ju kujtimet mbesin. Hahahahah po mbesin një *** i madh”.
Kjo ka shkatuar reagimin e Keisit, ish-partneres së tij, e cila nuk është aspak e kënaqur nga kjo lloj vëmendje.
Por Stresi nuk e ka lënë me kaq situatën. Ai gjithashtu, ka postuar një video tjetër duke dhënë sqarimin e tij për spekulimet që kanë qarkulluar në lidhje me jetën e tij private.
Ai ka thënë se nuk ndodhet për momentin në një lidhje as me vajzën në fjalë që kemi parë në video.
Madje ai shton se është i lidhur me shumë femra dhe është koha ti heqim aludimet dhe cdo kush duhet t’a jetojë jetën personale si do vetë.
Stresi nuk është mjaftuar me kaq, pasi i është drejtuar me ironi dhe ish-ave duke ju bërë “të fala”.
Nuk është e qartë se kujt po i drejtohet Stresi me këtë video, por dimë që na bëri akoma më lëmsh./Newsbomb