21 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

SPAK-u të hetojë çfarë “punësh” ka bërë deputeti i Vlorës Vullnet Sinaj si emigrant në 3 zona të Italisë

by News Albania
18/01/2021
in Politikë
0
87
VIEWS
Share on Facebook

SPAK të hetojë, çfarë “punësh” ka bërë deputeti Vullnet Sinaj si emigrant në 3 zona të Italisë e përse është përzenë 3 herë

Nuk deklaron “punët” e 15 viteve në Shqipëri/ Babloku i “rilindjes” ia ka fshehur të kaluarën në Itali, si shpërblim për financimin e fushatës e partisë, me milionat e zeza që nxjerr nga ushqimet kancergjene në 140 dyqanet “Big Market”. Kuvendi dhe KQZ nuk e kanë detyruar t’i deklarojë në formularin e dekriminalizimit e në “CV” zyrtare; ndërsa drejtësa ka detyrim t’i kërkojë informacione Kuvendit, pastaj deputetit që nuk deklaron punët jashtë Shqipërisë e në rast refuzimi, duhet të fillojë procedurat ligjore, siç veproi me Roshin, Pjetrin e Kajmakun
Me indicie faktin, se deputeti Vullnet R. Sinaj, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë për 10 vite aktivitet në Shqipëri e Itali; SPAK ka detyrimin ligjor, që në bashkëveprim me Prokurorinë e Përgjithshme (Seksioni dekriminalizmit), duhet të fillojë hetimin se me çfarë punësh është marrë ky deputet-tregtar në këto vite.

Patjetër që deputeti-tregtar, i fsheh diçka votuesit e për më tepër drejtësisë; gjersa nuk deklaron asnjë qendër pune, zonë banimi në Shqipëri e asnjë qendër pune, banimi dhe vite, muaj e data konkrete; siç e detyron ligji, për “CV”-të zyrtare të Kuvendit dhe formularin e dekriminalizimit.

Kjo fshehje, krijon dyshime të arsyeshme, mbasi nuk është “harresë” e deputetit Vullnet R. Sinaj, as neglizhencë e KQZ, kryesisë së PS apo Kuvendit; por është mos-deklarim i qëllimshëm i “punëve dhe aktivitetit”, që deputeti i “Big Market” ka bërë para, gjatë dhe pas emigracionit.

Ja çfarë të dhënash duhet të verifikojë SPAK, për profilin “hije” të deputetit Vullnet R. Sinaj (sipas ligjit të dekriminalizimit)

– SPAK, duhet të verifikojë “letrat” e aktivitetit të deputetit Sinaj, gjatë viteve 1991-1993 në Shqipëri, të cilat nuk i ka deklaruar fare, paçka se Ligji Nr. 138/2015, datë 17.12.2015 e detyron të deklarojë çdo qendër pune e banimi, qysh nga dita e parë e punës që ka bërë e deri ditën që kandidoi për deputet.

– Duhet të verifikojë, punët dhe aktivitetin që ka bërë gjatë viteve 1993-1996, si emigrant në zonën Zagarolo (R-M Itali); mbasi në kundërshtim me ligjin, nuk specifikon datën e nisjes së emigracionit, llojin e punës, datat, muajt dhe adresën e plotë të banimit.

– Duhet të verifikojë, se përse e kanë përzënë në vitin 1996 nga zona Zagarolo (R-M Itali); dhe në çfarë date, muaji e për çfarë motivi e çfarë punësh ka bërë deri në vitin 2000, kur ka ikur përsëri.

– Duhet të verifikojë, punët dhe aktivitetin që ka bërë gjatë vitit 2000, si emigrant në zonën Trebisaçe-Itali, mbasi në kundërshtim me ligjin, nuk specifikon mënyrën e ri-hyrjes në Itali, datën dhe muajin e ri-shkuarjes emigrant, llojin e punës dhe adresën e plotë të banimit.

– Duhet të verifikojë, se përse e kanë përzënë në vitin 2000 nga zona Trebisaçe-Itali, në çfarë date, muaji e për çfarë motivi; dhe çfarë punësh ka bërë deri në vitin 2003, kur ka ikur përsëri.

– Duhet të verifikojë, punët që ka bërë gjatë vitit 2003 si emigrant në zonën Battipaglia (SA-Itali); mbasi në kundërshtim me ligjin, nuk specifikon mënyrën e ri-hyrjes në Itali, datën dhe muajin llojin e punës dhe adresën e plotë të banimit, por vetëm (Via Dei Fiori).

– Duhet të verifikojë, se për çfarë motivi ka ikur brenda vitit 2003 nga zona Battipaglia-Itali, pas sa muajsh qëndrim dhe në çfarë date e muaji është rikthyer në Shqipëri.

– Duhet të verifikojë dhe faktin, se nga viti 2003 kur është kthyer nga Italia e deri në vitin 2010, deputeti Sinaj, nuk ka deklaruar se në cilën zonë të Shqipërisë ka jetuar e çfarë pune ka bërë.

Paçka se mandati i tij, përfundon pas 25 prillit kur të konstituohet parlamenti i ri, SPAK duhet ta hetojë aktivitetin hije të deputetit Sinaj, mbasi ashtu si më 2017, nuk është çudi që mund ta blejë përsëri një vend-kandidati në listën fituese të Bablokut./Pamfleti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania