25 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Spaho: Rama tentoi t’i mbyllë gojën medias për të vërtetat e keqëqeverisjes

by News Albania
June 20, 2020
in Politikë
0
10
VIEWS
Share on Facebook

Spaho: Edi Rama tentoi t’i mbyllë gojën medias për të fshehur të vërtetat e keqëqeverisjes.

Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese dhe për ligjin e censurës së medias, provuan tëse 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën.
DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDMOND SPAHO
Me Edi Ramën në krye të qeverisë, Shqipëria ka mbetur shumë mbrapa me integrimin europian të vendit, ka mbetur shumë mbrapa me krijimin e kushteve që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të njëjtat të drejta si qytetarët europianë.
Edhe dje, vendimi i Parlamentit Europian për 15 kushtet përpara nisjes së negociatave, provoi se me Edi Ramën, shqiptarët vetëm humbasin kohë të çmuar. Kushtet për hapjen e negociatave vetëm sa shtohen nga viti në vit.
Kur mori pushtetin ishin vetëm 3, tani janë 15 kushte për t’u plotësuar, në mënyrë që Shqipëria të nisë bisedimet për anëtarësim.
Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese dhe për ligjin e censurës së medias, provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën.
• Ligji i censurës është vepër e tij.
• Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese është, gjithashtu, vepër e tij me qëllim kapjen e saj.
Të dyja janë pjesë e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, të cilat lidhen edhe me një kusht të tretë. Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për legjitimitetin e votimeve të 30 Qershorit të vitit të kaluar. Prandaj Edi Rama e bllokoi dhe nisi konfliktin me Presidentin, derisa të sigurohej se skema e grabitjes së vendeve në Gjykatë Kushtetuese dhe kapja e saj do të funskiononte.
Sa më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese, sa më gjatë me gjyqtarë nën presion, aq më shumë përfiton Rama me vendimet e paligjshme, aq më shumë mbetemi peng në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.
Me vendimin e vet, Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti ka meritën se qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk iu nënshtrua presionit kriminal të regjimit në ikje për kapjen e Gjykatës Kushtetuese” – mbyllet reagimi i n/ Kryetarit të PD-së Edmond Spaho

Për të fshehur të vërteta e keqqeverisjes së tij, Edi Rama tentoi t’i mbyllë gojën medias me ligjin e censurës. Njeriu që kontrollon pjesën më të madhe të televizioneve, me ligjin antidemokratik të censurës tentoi të mbajë nën presion edhe median online.

Edhe kjo tentativë antidemokratike e kryeministrit të kalbur nga korrupsioni 8 vjeçar, u frenua nga Komisioni i Venecias, duke i dhënë Shqipërisë shansin të përmbushë 2 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Shqiptarët e kanë kuptuar se Edi Rama nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, sepse ai nuk e do integrimin. Ai e ka zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe politike. Të drejtat e qytetarëve nuk respektohen, vendet e punës janë të pasigurta, sepse qeveria dhe kryeministri i vendit janë lidhur dhe i shërbejnë një oligarkësh dhe kriminelësh, që mbajnë peng të ardhmen e vendit.

Ajo që na duhet për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian është një parlament dhe një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme. Ato janë hapi i parë dhe më i sigirtë për të bërë Shqipërinë si Europa. DdVm

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nis mbledhja e Kryesisë së PS-së/ Pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për garën e bashkive

Nis mbledhja e Kryesisë së PS-së/ Pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për garën e bashkive

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Nis mbledhja e Kryesisë së PS-së/ Pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për garën e bashkive

Nis mbledhja e Kryesisë së PS-së/ Pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për garën e bashkive

March 25, 2023
Lajm i fundit: Të shtëna me armë drejt një banese në Mamurras

Lajm i fundit: Të shtëna me armë drejt një banese në Mamurras

March 25, 2023
Nga Deni Turhani: Alibeaj po tallet rëndë, por shumë rëndë me besimin e qytetarëve

Nga Deni Turhani: Alibeaj po tallet rëndë, por shumë rëndë me besimin e qytetarëve

March 25, 2023
Lushnje: Policia parandalon vjedhjen me armë brenda një banese

Lushnje: Policia parandalon vjedhjen me armë brenda një banese

March 25, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In