Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu, anëtarin e fisit të njohur të Bajrajve. Togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Behar Bajrin, ndërsa vetë ai nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore. “Togat e zeza” vendosën të ndryshojnë sot masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” numrin dy të grupit “Bajri”, i cili u ekstradua nga Holanda.
Ndaj Bajrit ranë të gjitha akuzat, përfshirë edhe ajo e grupit kriminal, dhe e vetmja shkelje që i mbeti sipas prokurorëve është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.