11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Skandal: Bie sistemi TIMS, i hapen dyert krimit dhe terrorizmit!

by News Albania
24/05/2020
in Kronikë
0
56
VIEWS
Share on Facebook

Bie sistemi TIMS. Dhuna e shfrenuar sjell një telash të rrezikshëm. Teatri ka pasur viktima të shumta në aksionin, thuajse terrorist të shembjes së tij në fundjavën e shkuar dhe sistemi i kontrollit ka qenë viktima më e madhe e asaj ore të hershme të mëngjesit. Fadromat dhe mjetet e shkatërrimit kanë masakruar dhe rrjetin e serverave, ushqyesve të tyre (ups) dhe linjës, duke e bërë sistemin qendror të menaxhimit të informacionit TIMS, një kafaz bosh jashtë funksionit. Prej një jave, qoftë në Ministri, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Rinas apo pikat e e tjera të kalimit kufitar, pajisjet janë një kaos, një rrëmujë, e cila i bën doganat, pikat e hyrje-daljeve, një gardh pa roje dhe pa sistem.

Alarmi që ka përfshirë policinë e shtetit, veçanërisht atë kufitare, duket tashmë se ka futur në ngërç shërbimin që nuk po gjen dot rrugëdalje. Përpjekjet për të marrë kompaninë e huaj dhe rregulluar defektin e shkatërrimit, nuk kanë rezultuar me sukses. Një kontratë e mbaruar dhe një mosdakordësi në një marrëveshje të re, e kanë shtuar rrëmujën më tepër. Kjo ka hapur një biznes të ri për atë pjesë të policisë së implikuar dhe kontigjent i rrjeteve kriminale. Tashmë kalimi i kufirit në të dy anët në ardhje dhe ikje, është një biznes i majmë për personat me rekorde kriminale. Mjafton një kuotë e natyrisht e majme financiare dhe vetëm një regjistër me laps nuk do ta ndalojë dot personin e kërkuar. Një shteg i mirë ky edhe për trafikantët e drogës, pasi nuk është se kontrolli do të kalojë nëpër filtrat e dyshimit dhe rriskut, të magazinës së emrave e të dhënave që janë në sistem. Një javë është një kohë e mjaftueshme për të qarkulluar dhjetëra e qindra persona problematikë. Delikat dhe i frikshëm, është fakti se mund të jenë dhe të dyshuar si terroristë, të cilët kapërcejnë pragun e aeroporteve, porteve, e kufijtë tokësor, duke shkuar në destinacionet e tyre dhe duke qenë një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe rendin. Ministria apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk kanë mundësi dhe potenciale të mjaftueshme për të identifikuar persona të mundshëm për t’u ndaluar thjesht me sy të lirë. Së paku janë të detyruar të vulosin pasaportat e atyre që hyjnë dhe dalin, sikur të gjithë janë në rregull. Lakmia e fadromave për t’i bërë qejfin shefit, që të shembej sa më shpejt Teatri e plaçkitet prona, kanë bërë shembjen e menjëhershme të investimit më të rendësishëm të sigurisë, kontrollorit TIMS. Përpjekjet e shumta për të rikuperuar deri të dielën paradite kanë qenë të dështuara. Por, rënia e të gjithë institucioneve nuk mund të mos shoqërohej dhe me këtë rënie të sistemit, e ta bënte Shqipërinë zonë të lirë për çdo lloj krimi. (Dhene ne Tv Shijak)

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania