11 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Siva Caka: Ardi Veliu, kurban i radhës apo klloun vulgar?!

by News Albania
29/05/2020
in Politikë
0
27
VIEWS
Share on Facebook

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, e konsideron shfaqje të shëmtuar atë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu para deputetëve, i cili tha se 15 vjeçari i dhunuar vinte nga një familje ku mamaja e tij kishte bërë poza me armë. thotë se mbledhjet e komisioneve parlamentare të premten janë shumë të rralla dhe se e gjitha është bërë për të tërhequr vëmendjen.

Caka u bën thirrje organizatave të shoqërisë civile që të dalin në mbrojtje të nënës së 15 vjeçarit, që sot u linçua publikisht.

Ish-deputetja Caka u ndalua nga policia gjatë protestës për teatrin.

Reagimi i plotë:

Ardi Veliu, kurbani i radhës apo klloun vulgar?

Sot iu servir shqiptarëve një shfaqje e shëmtuar, në një nga komisionet që supozohet të trajtojë çështjet më serioze dhe të rëndësishme të sigurisë dhe kriminalitetit.

Së pari, nga eksperienca e të gjithëve ne në Kuvendin e Shqipërisë , duhet të themi se zhvillimi i komisioneve parlamentare ditën e premte, është po aq i rrallë sa lumenjtë në shkretëtirë.

Shfaqja që e bëri Ardi Veliun të dilte para shqiptarëve si palaçua i radhës në oborrin e Edi Ramës , ishte vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut, nga serioziteti i opozitës dje, tek karagjozllëku i Rilindjes sot. Por pavarësisht përpjekjeve të dështuara, Edi Rama e di që opozita është aty, e gjitha bashkë dhe i humburi do të jetë veç ai!

Arsyeja kryesore pse Ardi Veliu u bë shënjestër e talljeve sot, është zhvendosja e vëmendjes nga Reforma Zgjedhore. E dimë tashmë të gjithë që Edi Rama do t’a minojë Reformën Zgjedhore, ashtu siç bëri me atë të Drejtësisë, por nuk do ia dalë dot!

Drejtuesi më i lartë i Policisë së Shtetit, përpara se t’u servirë shqiptarëve një informacion, më së pari duhet ta verifikojë atë , sepse mbi të gjitha, ka në dispozicion gjithë strukturat, institucionet dhe informacionet që i vërtetojnë seriozitetin e materialeve që disponon. E vetmja arsye pse Ardi Veliu mund të servirte këtë palaçollëk, është që Veliut i ka vajtur i gatshëm ai fabrikim dhe sigurisht, kur flet partia dhe shefi, nuk verifikohet asgjë. Apo mos ndoshta Veliu do jetë kurbani i radhës ?!

Komisioni i Sigurisë që nuk ka shqyrtuar ende videot e dhunës në protestën per ruajtjen e Teatrit Kombëtar , nuk ka shqyrtuar ende rastin e atentatit të mbetur në tentativë ndaj gazetares Klodiana Lala, nuk ka shqyrtuar ende kushtet e dorëzimit të Jaeld Çelës apo edhe çështje tepër madhore për sigurinë e shqiptarëve , luan lojën e gatuar nga zyra e Endri Fugës, ku bëhen për budallenj Drejtori i Policisë së Shtetit dhe një tufë me deputetë . Se shqiptarët e dinë tashmë përse u bë e gjithë kjo farsë !

E megjithatë , pavarësisht qëllimit diabolik të Ramës e Fugës, mjeti i përdorur, përsëri mbetet linçues dhe diskriminues.

Në fund, kam nje thirrje për organizatat që marrin fonde e projekte për të drejtat e grave: mos u bëni copash kush të mbrojë e para Etilda Gjonajn, se ajo ka në dispozicion një makineri të tërë propagande që e mbron; dilini në mbrojtje kësaj gruaje, që jo vetëm iu dhunua djali i vetëm, i mitur, por u linçua sot publikisht dhe në mënyrë flagrante nga ai shtet që duhet t’a mbrojë. Tregoni që keni dinjitet e që fokusi i punës suaj janë vërtet të drejtat e grave dhe lufta ndaj dhunës së ushtruar kundrejt tyre; sidomos kur dhunuesi është shteti e funksionarët e tij.

Perg: D.D

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

11/12/2025
Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI)

Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI)

11/12/2025
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

11/12/2025
Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët/ I përballur me bandat dhe grupet kriminale që në fillim të karrierës, përlotet prokurori i SPAK: Ka ndryshuar cilësia e jetës…

Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët/ I përballur me bandat dhe grupet kriminale që në fillim të karrierës, përlotet prokurori i SPAK: Ka ndryshuar cilësia e jetës…

11/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In