• Reshjet, ja si paraqitet situata.
Qarku Fier
• Zona të evidentuara si problematike nuk ka, me përjashtim të një sipërfaqe toke me prezencë të ujrave sipërfaqsore në Njesin Adm Strum, bashkia Roskovec.
• Hidrovoret dhe elektropompat e tyre janë në gadishmeri të plot pune.
• Niveli i ujrave në lumenj është normal.
• Kalueshmëria në akset rrugore nuk paraqet problem.
• Fiderat e OSHEES janë 100% në punë, furnizimi me energji elektrike vazhdon pa ndërprerje.
• Linjat e nënstacioneve që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në funksion të plot.
• Rrjeti i furnizimit me energji elektrike dhe uji të pijshëm për komunitetin është në funksion të plot.
• Gjendja e argjinaturave, digave dhe rezervuarve ujor nuk paraqet problem.
• Strukturat vendore, bashki dhe institucione përgjegjëse janë në ndjekje dhe monitorim të situatës.