10 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Simptomat e covid-19/ Reagimet e pacientëve ende enigmë për mjekët

by News Albania
01/08/2020
in Shëndetësi
0
37
VIEWS
Share on Facebook

COVID-19 ka sjellë një solidaritet të jashtëzakonshëm mes mjekëve nga cdo skaj i botës, të cilët ndajnë me njëri-tjetrin përmes internetit dhe platformave sociale zbulimet mbi simptomat e sëmundjes dhe reagimin e pacientit ndaj mjekimeve. Megjithë mobilizimin e gjithanshëm të shkencës dhe kapaciteteve shëndetësore, mjekët ende nuk e dinë përse virusi godet aq rëndë disa pacientë dhe të tjerë e kalojnë pa e ndjerë:

Stephen Donelson e ka kaluar COVID-19, por problemet nuk kanë mbaruar ende:

“Nuk arrij ende të përdor si më parë gjymtyrët. Nuk bëj dot asgjë me lehtësi,” thotë ai.

Stephen vazhdon terapinë fizike në një spital në Dallas.

Bota po përleshet prej muajsh me koronavirusin, një patogjen i panjohur më parë nga organizmi që ka prekur deri tani çdo cep të globit. Megjithë mobilizimin e të gjitha burimeve e kapaciteteve shkencore, ky mbetet një virus enigmatik për shëndetësinë. Mjekët nuk e kuptojnë përse disa pacientë goditen aq rëndë, e të tjerë e kalojnë pa e ndjerë:

“Kjo pandemi ka paraqitur një moment të paparë mësimi për ne. Ka qenë një periudhë shumë emocionuese, pasi si mjekë ne e kemi të vështirë të gjendemi përballë një situate kaq të panjohur e të ndjehemi kaq të pasigurtë në vendimet që marrim,” thotë Dr. Kristina Goff, një ndër mjekët që u kujdes për Stephen Donelson.

Në mes të pandemisë, mjekët që u ndeshën të parët me këtë virus, ndanë përvojën e tyre me kolegë në skaje të tjera të globit, në gjuhë të ndryshme. Ishte një përpjekje e pashembullt për të përgatitur dhe këshilluar kolegët mbi mënyrat më të mira për të shpëtuar jetë.

Në YouTube u shfaqën video të xhiruara gjatë autopsisë së pacientëve, shkëmbeheshin radiografi përmes Twitterit e WhatsApp-it.

Stephen Donelson ishte rast i komplikuar. Ai pat bërë transplant para dy vjetësh dhe ka një sistem të ulur imunitar, pasi merr ilaçe që trupi të mos luftojë mushkëritë e mëlçinë e transplantuara. Kjo e bënte më të vështirë betejën m COVID-in.

Mjekja e tij kishte përballë sfida të vështira: si të ulte sasinë e ilaçeve të dhëna pas transplantit në masën e duhur ku trupi fillon t’i rezistojë COVID-it, por nuk lufton organet e reja.

Një tjetër problem: organizmi i tij po konkurronte me frymarrjen artificiale përmes aspiratorit. Për ta zgjidhur këtë problem, mjekja i dha qetësues duke i paralizuar muskujt, që frymarrja të kontrollohej vetëm nga aspiratori.

“Duke qenë se çdo ditë mësojmë diçka të re për COVID-in, ka plot terapi eksperimentale që po provohen dhe studiohen,” thotë Dr. Goff.

Mjekët kanë mësuar se duke e kthyer pacientin barkazi ai merr frymë më lehtë, pasi ulet presioni mbi mushkëritë, të cilat janë më afër kurrizit.

Stephen Donelson qëndroi barkazi për 16 orë dhe mjekët vërejtën përmirësime në nivelin e oksigjenit. Por nuk funksionon për të gjithë.

Megjithëse kanë kaluar muaj, mjekja e zotit Donelson shpreh habi se sa e vështirë është të parashikosh shanset e pacientit për të mbijetuar.

Mbetet po ashtu e paparashikueshme se çfarë efektesh anësore disa prej pacientëve do të kenë për muaj pas sëmundjes.

Pas 13 javësh nën mjekim, Stephen Donelson e nxorën nga spitali. As ai vetë nuk e beson se është gjallë pas gjithë asaj që hoqi./VOA

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

10/03/2026
Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

10/03/2026
“Play off” i Botërorit po afrohet, sulmi “lë në baltë” Kombëtaren

“Play off” i Botërorit po afrohet, sulmi “lë në baltë” Kombëtaren

10/03/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në Tiranë

10/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In